Latifi mposhtet për pak nga Nascimento (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Latifi mposhtet për pak nga Nascimento (VIDEO)

NULL NULL
20.05.2023 23:55

Ilir Latifi është mposhtur nga Rodrio Nascimento, në UFC 224 në kuadër të kategorisë së peshave të rënda.

Nascimento e mposhti Latifin me vendim të ndarë të gjyqtarëve 29-28, 28-29, 29-28, raporton Klankosova.tv.

Ndeshja përfundoi pas tri raundeve, me Latifin dhe Nascimenton që zhvilluan një luftë të ashpër brenda ‘kafazit’. Por që sipas gjyqtarëve, Naschimento ishte për një nuancë më i mirë se shqiptari, kështu duke e siguruar fitoren tjetër pas asaj ndaj Tanner Boser, në vitin e kaluar.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.