Las Palmas shokon Barçën NULL NULL 30.11.2024 16:27 30.11.2024 16:27 Lojtarët e Las Palmas festojnë fitoren ndaj Barcelonës., 30 nëntor, 2024 Foto: AP Barcelona ka pësuar në shtëpi nga skuadra e vogël (vlera, sipas Transfermarket: 112 milionë euro), Las Palmas. Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në pjesën e dytë. Raphihna barazoi shifra për Barcelonën (vlera sipas Transfermarket: 946.00 milionë euro) në minutën e 61-të, por vetëm 6 minuta më pas, mysafirët shënuan sërish për të rikthyer epërsinë. Me rezultatin 1-2 përfundoi ndeshja. Duhet theksuar se Barcelona po kalon në një periudhë jo fort të mirë. Në tri ndeshjet e fundit në La Liga kanë vetëm një pikë, ndërsa kanë pranuar 5 gola. Las Palmas është në pozitën e 14-të me 15 pikë të tubuara nga 15 ndeshje. Aktualisht, Barcelona mban vendin e parë me 4 pikë përpara Real Madridit, mirëpo këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Klankosova.tv