Larne barazon rezultatin ndaj Prishtinës NULL NULL 31.07.2025 21:24 31.07.2025 21:24 Ndeshja Prishtina-Larne. Foto: Shpend Ahmeti/X Larne e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës në minutën e 56-të të takimit në kuadër të parakualifikimeve në Conference League. Pas një tollovie të krijuar në zonë, ishte Bent ai që e shfrytëzoi për mrekulli topin e kthyer nga portieri i “Plisave” për ta çuar më pas atë në rrjet. Prishtina ishte e para që avancoi në minutën e 10-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Taipi, njofton Klankosova.tv. Me këtë rezultat, ndeshja do të shkojë në vazhdime pasi edhe ndeshja e parë kishte barazuar baras, por pa gola.