Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largohet nga puna drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit të rëndë

NULL NULL
04.05.2026 10:08

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka larguar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit, Afrim Tafën.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, të pezulluar nga puna janë edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës dhe  Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të Durrës, transmeton Klankosova.tv

“Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Në krye të Policisë së Durrësit është emëruar me urdhër të Hitës, Ervin Hodaj.

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj! – Klan Kosova

lajme të ngjashme