Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largohet Inzaghi?

NULL NULL
30.04.2015 14:33

Trajneri Filippo Inzaghi është pranë largimit nga drejtimi i ekipit te Milanit.

Drejtuesve të klubit u ka humbur durimi pas humbjes nga Genoa në San Siro, me rezultat 1-3 të mërkurën në mbrëmje.

Sipas mediave italiane, administratori i deleguar, Adriano Galliani, duket se është pajtuar me idenë e largimit të Inzaghit dhe ka gati Cristian Brocchin, trajnerin e ekipit të rinjve, për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit.

Ndërkaq, sa i përket sezonit re ri, flitet se drejtimin e rossonerëve pritet ta marrë ish- trajneri i Romës dhe Zenitit, Luciano Spalletti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.