Largohet guri gjigant, nga parkingu në Dardani (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 08.10.2022 20:28 nga Valdrin Ibishi 08.10.2022 20:28 Një guri i përmasave të mëdha në lagjen Dardania në Prishtinë është larguar në muzgun e të shtunës, vetëm pas interesimit të Klan Kosovës, meqë një ekip qëndroi në lagje dhe pa ankesat e banorëve për hallin disamujor. Sipas banorëve guri është vendosur në parking nga ngrohtorja e qytetit që gjatë muajve të verës ka kryer punime për rehabilitimin e rrjetit në lagje. E për kaq kohë nuk u lëviz nga aty, pavarësisht se kishte kërkesa nga një banor. Nga Termokos fillimisht i thanë Klanit se guri ka mbetur këtu si shkak i makinerisë e cila tashmë është zhvendosur në një pjesë tjetër të kryeqytetit. Por, më vonë e kthyen për të hequr atë.