Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Largohen disa nxënës nga Testi i Arritshmërisë, shkak përdorimi i telefonave

NULL NULL
28.06.2024 16:35
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, ku mbi 23 mijë nxënës iu kanë nënshtruar kësaj sfide.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1 mijë e 658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.