Largimi i shqiptarëve, rritet numri i azilkërkuesve drejt Europës NULL NULL 24.01.2020 21:09 24.01.2020 21:09 Të frenosh shqiptarët të ikin jashtë vendit duket një mision i pamundur. Përtej politikave të qeverisë, Shqipëria është përballur me një numër në rritje të azilkërkuesve në vitin që e lamë pas. Shqetësues është fakti se është rritur ndjeshëm numri i azilkërkuesve nga radhët e shtresës së mesme. I njëjti problem u ngrit edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, pranoi se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vende të tjera është në trend rritës. “Shifrat e vitit 2019, për të cilat ne i referohemi edhe Eurostat-it, për momentin, duke futur edhe muajin tetor, rritja deri tani nuk është 16% por 10% dhe lajmet e mira që vijnë është që për muajin nëntor dhe dhjetor ka rënie sërish të numrit të azilkërkuesve”. Kërkesat e shumta për azil nga Shqipëria kanë qenë argumenti më i fortë që presidenti francez Emanuel Macron ka përdorur për të kundërshtuar hapjen e negociatave për Shqipërinë drejt BE-së. Tirana zyrtare ka një tjetër shpjegim se pse shqiptarët i drejtojnë sytë nga Franca. “Me Francën sigurisht që kemi ende disa problematika, por pa dashur absolutisht të justifikoj apo të justifikohem këtu para jush, Franca është një vend që ka një legjislacion “miqësor” lidhur me çështjet e azilkërkimit dhe ajo që ne kemi kërkuar gjithmonë nga ata është ndarja e informacionit dhe të qenurit transparentë me ne”, deklaroi Voda. Qeveria shqiptare thotë se është angazhuar me një seri strategjish për punësimin veçanërisht të të rinjve në vend e po aq me politikat e punësimit për të rikthyerit që iu është refuzuar azili. Por, mesa duket kaq nuk mjafton. / A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë