Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Landovicë, shëtitja e nxënësve shndërrohet në ankth (VIDEO)

NULL NULL
11.06.2019 21:10

Disa nxënës nga Vushtrria e panë tmerrin me sy gjatë një ekskursioni.

Disa gjysmëmaturantë të shkollës “Anton Zako Çajupi” pretendojnë se gjatë vizitës në Prizren, të hënën, u rrahën nga stafi i një marketi.

Ata thonë se kjo ndodhi kur u ndalën të blejnë pije derisa në shkollë deklaruan se nuk u kursyen as mësimdhënësit.

Se në vendin e ngjarjes u ekspozua një armë e konfirmuan edhe në Policinë e Prizrenit. Pronari i dyqanit, që foli për Klan Kosovën me kushte anonimiteti, mohoi se dikush në lokalin e tij ushtroi dhunë ndaj mysafirëve.

Kronikë e zgjeruar nga Rina Mujku.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.