Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Lamtumirë legjendë”

NULL NULL
09.06.2018 11:20
Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar ka ndërruar jetë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, pas ndarjes nga jeta të kreut të futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Sot ndërroi jetë legjenda e futbollit tonë Fadil Vokrri. Përulësisht faleminderit për lotët e gëzimit që na i dhurove. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Lamtumirë legjendë!”, ka shkruar ajo.

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërroi jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.

Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

lajme të ngjashme