Lamtumirë kolonave, funksionalizohet Unaza e Madhe në Tiranë NULL NULL 30.12.2024 20:12 30.12.2024 20:12 Është hapur sot për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ky projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, pritet që ta minimizojë trafikun e ngarkuar, njofton Klankosova.tv. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e cilësoi këtë si projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Tiranës, teksa potencoi se finalizimi i tij u bë brenda afateve. “Do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja”, ka shkruar në facebook i pari i qeverisë shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përuruar Unazën e Madhe në Tiranë