Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lamtumirë engjëj! – Dhjetori i zi i krimeve tronditëse në familje

NULL NULL
06.12.2016 18:08

Mes lotëve dhe dhimbjes janë përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët, 4 dhe 6 vjeç, që u mbytën mëngjesin e së hënës nga babai i tyre në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës.

Familjaret e Naum Toshit, i cili pas krimit makabër vari dhe veten, kanë marrë përsipër organizimin për përcjelljen e tre viktimave.

ceremonia-mortore-1-933x445

Ndërkohë Marsela Toshi, nëna e dy vogëlushëve që u mbyten nga bashkëshorti i saj është përballur sot me grupin hetimor.

Pas kthimit nga Greqia, 24-vjecarja është drejtuar në ambientet e policisë lokale të Korçës, ku është marrë në pyetje nga policia.

marsela-tushi

Marsela Toshi ka dëshmuar edhe për natën mes së dielës dhe të hënës, kur ajo shkoi në shtëpi për të marrë fëmijët, por nuk u lejua nga i shoqi, i cili dy orë më vonë vrau dy djemtë 4 dhe 6 vjeç dhe me pas veten.

Ajo ka dëshmuar se kishte ikur në Greqi që të punonte dhe pasi të gjente punë e shtëpi do të merrte dhe familjen. Sipas saj shpesh i shoqi i thoshte: “Na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer.”

naum-toshi

24-vjeçarja nuk është lejuar të marrë pjesë në varrimin e dy fmëijëve nga familjarët e Naum Toshit dhe më pas është larguar drejt shtetit grek.

Muaji dhjetor, në ditët e para të tij është kthyer në një muaj të zi. Deri tani janë të paktën 6 viktima, në ngjarje që kanë ndodhur brenda familjes. /tvklan.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.