Lampard kthehet në Chelsea si trajner i përkohshëm NULL NULL nga Endrit Zogaj 06.04.2023 17:17 nga Endrit Zogaj 06.04.2023 17:17 Frank Lampard vishet përsëri me simbolet e Chelseat. Lampard është rikthyer zyrtarisht tek ekipi londinez si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit 2022/23. Në këtë pozitë, Lampard u kthye pasi Blutë e Londrës shkarkuan trajnerin Graham Potter pas rezultateve negative në thuajse gjysmë sezoni. 44 vjeçari ndihet komod me rikthimin e tij tek Chelsea. “Ishte vendim i lehtë për mua, ky është klubi im. Unë gjithashtu jam një person shumë praktik. Kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea, por kthehem kur të më kërkohet dhe po kthehem me besimin e plotë se mund të ndihmoj deri në fund të sezonit. Jam vertetë mirënjohës për këtë mundësi. Unë e kuptoj mirë ekipin, terrenin stërvitorë, stadiumin dhe tifozët, prandaj do të jap më të mirën nga vetja”, tha Lampard në konferencë për shtyp, njofton Klankosova.tv. Lampard ishte emëruar trajner i londinezëve edhe në korrik të vitit 2019, por për shkak të rezultateve negative ai u shkarkua nga posti i trajnerit pas 571 ditëve. Për kaq kohë sa kishte qëndruar, anglezi e drejtoi Chelsean në 84 ndeshje prej tyre korri 44 fitore, pësoi 25 humbje dhe kishte 15 barazime. Trajnerë si Julian Nagelsmann ,Luis Enrique, Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë në garë për ta marrë pozitën e trajnerit të Chelseat sezonin e ardhshëm.