LAJMI I FUNDIT: VV propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër NULL NULL 20.01.2020 08:55 20.01.2020 08:55 Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit. Kështu dëshmon ky dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit. Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. Thaçi: Mandatari propozohet në bazë të Kushtetutës (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.