Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajmi i Fundit: Ushtarët holandezë vetëm 10% përgjegjës për Masakrën e Srebrenicës

NULL NULL
19.07.2019 11:26

Gjykata e Lartë holandeze ka mbështetur një vendim se ‘’Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje’’.

Në bazë të këtij vendimi Gjykata thotë se shteti kishte përgjegjësinë 10%, pasi kjo ishte probabiliteti që ushtarët e saj mund të kishin parandaluar vrasjet, njofton Klan Kosova.

Forcat serbe boshnjake vranë një total prej 8,000 burrash myslimanë në qytetin e Srebrenicës në 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurtë të OKB-së kur u vërshuan.

Është e rrallë për një shtet që të mbajë përgjegjësi për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport në rolin e Holandës në Srebrenicë bëri të gjithë në qeverinë holandeze të japë dorëheqjen.

”Nëse forcat holandeze u kishin dhënë burrave mundësinë për të qëndruar në kompleksin e tyre, kishte vetëm një shans 10% që ata nuk do të kishin rënë në duart e serbëve dhe kështu shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmeve të pësuara nga të vdekurit”, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës së Lartë të Holandës.

Një Gjykatë e Apelit kishte caktuar më parë përgjegjësinë holandeze në 30%, por vendimi i Gjykatës së Lartë ka zvogëluar në mënyrë drastike këtë shifër, njofton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.