Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LAJMI I FUNDIT: Seanca për zgjedhjen e kryeparlamentares në ora 19:00

NULL NULL
03.02.2020 18:55

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e kryeparlamentares do të mbahet sonte në orën 19:00.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci.

“Kryesia sapo e mbajti një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Kjo seancë u vendos në Kryesi që të mbahet sonte në ora 19:00”.

“Seanca ka një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës”.

Ajo e ka konfirmuar se Vjosa Osmani do të jetë kandidatura e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post që deri sot e mbante Glauk Konjufca.

“Vjosa Osmani do të jetë e kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.