LAJMI I FUNDIT: Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat NULL NULL 14.02.2020 09:48 14.02.2020 09:48 Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore dhe marrëveshjen për autostradat, njofton Klan Kosova. Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për linjën hekurudhore. Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore, si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin ashtu si edhe me Europën. Këto marrëveshje janë arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Ujditë janë firmosur në prani të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo dinamikë e re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas angazhimit të drejtpërdrejtë të të Dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë