Lajmi i Fundit: Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi NULL NULL 23.10.2019 00:25 23.10.2019 00:25 Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova. ‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo. Me këtë rezolutë të miratuar, i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyqi shtetas amerikanë, ngjarje kjo e vitit 1999. Tutje nga kjo rezolutë bëhet thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”. Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e senatit shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen ndaj vrasjeve të krimeve të luftës ndaj tre shtetasve amerikanë. Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”. Ata erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në Kosovë. Vëllëzërit Bytyqi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe më pas u vranë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë