Lajmi i fundit: Dy fëmijë të vdekur në Prizren – sërish për faj të pusetës NULL NULL 16.06.2015 23:52 16.06.2015 23:52 Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Serbicë të Prizrenit. Dy fëmijë janë gjetur të vdekur në një pusetë, që është krijuar nga punimet e ekskavatorit. Burime të Klan Kosovës brenda Policisë mësojnë se fëmijët e moshës 9 dhe 11 vjeçare kanë hyrë të lahen aty dhe më pas kanë ngelur në baltë, duke humbur jetën. Trupat e tyre janë nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve dhe policisë rreth orës 22:00. Sot gjatë ditës edhe 12 vjeçari Blerim Behrami nga Frashëri i Mitrovicës ka vdekur në një pusetë. Kronikën nga kjo ngjarje mund ta shikoni duke klikuar KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.