Lajmi i fundit: Arbana Xharra rrahet brutalisht nga persona të panjohur NULL NULL 13.05.2017 03:02 13.05.2017 03:02 Vetëm pak ditë pasi ajo u bë anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra ka pësuar lëndime fizike pas rrahjes që iu bë nga persona të panjohur. Raportohet se Xharra u rrah rreth orës një pas mesnate, në një parking veturash, teksa po kthehej në banesën e saj. Ende nuk ka detaje të tjera se kush mund të jenë dorasit e këtij sulmi fizik ndaj Xharrës, njofton Klan Kosova. Bëhet e ditur që mjekimi i saj është duke u bërë në QKUK.