Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajme jo të mira për Inter dhe Marcus Thuram

NULL NULL
02.10.2025 21:45

Marcus Thuram u dëmtua në biceps femoral të këmbës së majtë gjatë fitores 3-0 të Inter kundër Slavia Prague në Champions League.

Inter konfirmoi se lëndimi është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht, dhe se Thuram do të rishikohet javën që vjen, transmeton klankosova.tv.

Ai do të mungojë për ndeshjen kundër Cremonese dhe nuk është thirrur në përfaqësuesen e Francës për ndeshjet e Grupit Botërorit në tetor, për përballjet ndaj Azerbejxhan respektivisht Islandës.

Disa burime tregojnë se mungesa mund të zgjatë rreth një muaj, edhe pse kjo nuk është ende e konfirmuar nga klubi.

Në fillim të sezonit, Thuram pati forma të mira (me disa gola) dhe ishte një prej elementëve kryesorë në sulm për Inter.

Në rast se lëndimk konfirmohet për së pakj 30 ditë, atëherë Ghuram nuk do të as ndaj Romës në Serie A, dhe ndaj Union SG në Champions League, për t’u bërë gati për ndeshjen e 24 Tetorit ndaj Napolit.

lajme të ngjashme