Lajçak: BE-ja duhet të marrë prioritetet e saja për të shmangur sfidat në Ballkanin Perëndimor NULL NULL 06.10.2024 21:27 06.10.2024 21:27 Miroslav Lajçak, emisar evropian për dialogun Kosovë-Serbi Emisari i BE-së për dialogun, Miroslac Lajçak, ka thënë se në Mal të Zi mori pjesë në edicionin e këtij viti të “Forumit To Be Secure”. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se duke parë të ardhmen e rajonit, theksoi se BE-ja duhet të marrë prioritetet e saj drejt për të shmangur sfidat në Ballkanin Perëndimor. “Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, u takova edhe me lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend”. “Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 3 orë më parë