Lajçak vjen në Kosovë, thotë se s’flet për politikë (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 15.09.2021 20:33 nga Drin Demiri 15.09.2021 20:33 I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur të mërkurën vizitën e tij treditore në Prishtinë. Ai takoi kryeministrin Albin Kurti me të cilin tha se diskutoi për bisedimet mes dy vendeve. Lajçak, në një debat të organizuar nga Qendra Evropiane për Politika së fundmi, përmendi se një marrëveshje finale me Serbinë Kosovës i sjellë njohje të plotë ndërkombëtare. Sllovaku nuk tregoi nëse kjo do të thotë pranim i pavarësisë nga Beogradi. Pas Kosovës, Emisari Special i BE-së do ta vizitojë Serbinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025