Lajçak: Vendimi i Kosovës m'i ndryshoi të gjitha planet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak: Vendimi i Kosovës m’i ndryshoi të gjitha planet

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 30/06/2022

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është befasuar me vendimin e djeshëm të qeverisë në Prishtinës, për çështjen e targave të veturave dhe atë për hyrjen e shtetasve të Serbisë në territorin e Kosovës.

“Tani e kemi situatën e re e cila natyrisht ndodhi dje dhe e cila goxha shumë i ndërroi planet e mia dhe temat e bisedave të mia. Sepse unë erdha për vizitë që të përgatisim takimin mes liderëve dhe të flasim rreth përparimit në normalizimin e raporteve. Tani duhet ta zgjidhim këtë situatë dhe nuk guxojmë të vijmë te ndonjë krizë”, tha Lajçak në Beograd.

Sa për pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se autoritetet kosovare po bëjnë gati një operacion policor në veri të vendit që do të ndodhë më 1 tetor, Lajçak tha se nuk i komenton deklaratat e Vuçiq, veçse duhet t’i gjinden zgjidhje nëpërmjet dialogut, e jo konfrontimeve.