Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak takon kryediplomatin grek, në fokus dialogu Kosovë-Serbi (FOTO)

NULL NULL
14.05.2021 08:47

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak  ka zhvilluar një takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias.

Siç bën të ditur ministri grek në rrjetet sociale në focus të takimit ishte dialogu i Brukselit, njofton Klankosova.tv.

“Në një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak u fokusuam në dialogun e Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar përpjekjet e BE-së”, shkruan ai në Twitter.

Greqia është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Përpos Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.