Lajçak: Nuk u arrit marrëveshje për targat, por shënuam progres për energjinë NULL NULL 13.05.2022 19:10 13.05.2022 19:10 Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë që në takimet e sotme nuk është arritur marrëveshje për targat. Ai këtë e ka thënë pas takimit në Bruksel me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë nga pala serbe, Petar Petkoviq. “Sapo përfundova takimet e sotme me kryenegociatorët në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter. “Rezultatet janë të përziera. Me keqardhje, nuk u arrit marrëveshje për targat, sidoqoftë shënuam progres në pikat tjera përfshirë dhe energjinë”. “Puna do të vazhdojë”, ka përfunduar Lajçak postimin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë