Lajçak në Kosovë, liderin e parë që e takon është Kurti NULL NULL 01.03.2021 18:01 01.03.2021 18:01 Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Kosovë. Ai tashmë ndodhet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi liderin e parë që e takon në Kosovë është kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe i ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit. Lajçak pritet që gjatë qëndrimit treditor në Kosovë të takojë edhe udhëheqësit e tjerë politikë, njofton Klan Kosova. Emisari Special i BE-së për dialogun e ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Kosova ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars. Diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars. Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë