Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lajçak në Forumin e Alpbachut, pjesë e diskutimeve për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

NULL NULL
26.08.2024 12:06
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë punimeve të Forumit të Alpbachut në Austri. Foto: X

Në Austri po i zhvillon punimet Forumi Evropian i Alpbachut.

Në të po merr pjesë edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një postim në platformën X ka shkruar se është i lumtur që është kthyer në këtë forum “për një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm”.

“ Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë’, shkruan Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

Pjesë e punimeve të forumit edhe sivjet është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook,  e para e vendit  njoftoi të dielën për një diskutim me të rinj nga mbarë bota për tema të rëndësishme që e prekin Kosovën dhe Evropën, raporton Klankosova.tv.

“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, shkroi ajo.

Osmani në Austri, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

 

 

 

lajme të ngjashme