Lajçak kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve: Provokohet luftë

Lajçak kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve: Provokohet luftë

NULL NULL
2 days më parë

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Ai tha se kjo mund të provokojë luftë në rajon, njofton Klan Kosova.

“Thellësisht nuk pajtohem me këtë ndryshim kufijsh. E konsideroj ekstremisht të rrezikshme dhe mendoj që kjo ide provokon luftë. Nëse e implemetojmë këtë ide do të plotësojmë ëndrrat e Millosheviqit dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është kjo duam të bëjmë. E refuzojmë fuqishëm dhe qartë këtë”.

Ndërkaq, për publikimin e “non-papers”, Lajçak tha se nuk mund të spekulojë se kush qëndron prapa tyre, por se është kundër ideve të prezantuara në to.