Lajçak dhe Escobar tri kërkesa drejt Kurtit për shtensionimin në veri NULL NULL 05.06.2023 20:45 05.06.2023 20:45 Pas thuajse 2 orësh, ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Nga ky takim, të dy ndërkombëtarët u deklaruan për media teksa, konfirmuan se patën tri kërkesa drejt Qeverisë Kurti, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë që tensionet në veri ishin temë kryesore e diskutimit. Kurti: Në takim me Escobarin e Lajçakun shpreha angazhimin për shtensionimin e situatës në veri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit të së hënës që e pati me emisarin evropian Miroslav Lajçak dhe atë amerikan Gabriel Escobar. Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se në këtë takim e shprehu angazhimin për shtensionimin e situatës në veri. Sipas tij, hapat thelbësorë përpara çojnë në përfundim të menjëhershëm të dhunës ndaj forcave të sigurisë nga grupet kriminale, si dhe do të luajnë rol në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në veri. “Në takimin me emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak shpreha angazhimin tim të parezervë për de-përshkallëzimin. Hapat thelbësorë përpara janë fundi i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale, dhe roli për të siguruar fushatë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Kurti në Twitter. Kurti pas takimit me emisarët: Kandidatët e votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet e reja pa frikë e kërcënime Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim emisarin evropian Miroslav Lajçak dhe atë amerikan Gabriel Escobar. U shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për shtensionim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e aneksit të zbatimit. Kurti tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj. “Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, theksoi Kurti. Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve. Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin Qyteti lindor i Ukrainës, Kharkiv, është sulmuar me raketa, ka thënë kryebashkiaku i rajonit. “Kharkovi nën sulm me raketa. Banorët e qytetit dëgjojnë shpërthime – të paktën disa raketa ranë”, shkroi ai në Telegram në minutat e fundit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv Alarmet për sulm ajror duket se janë dërguar në të gjithë qytetin, si dhe në disa pjesë në lindje të vendit, sipas uebsajtit të alarmeve në Ukrainë. Escobar: Nuk ka votim të detyrueshëm, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës. Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës, përcjell Klankosova.tv. “Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai. Ai gjithashtu tha se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është, siç u shpreh ai, absolutisht i dënueshëm. “Sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s, pra të KFOR-it është absolutisht i dënueshëm dhe sulmuesit duhet të përballen me drejtësinë”, tha ai. Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj. “Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai. Takim i vështirë, Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të veriut I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm. Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim tek dialog, transmeton klankosova.tv. ”Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe dialogu i normalizimit”, u shpreh Lajçaku. Escobar pas takimit me Kurtin: Shpresoj se do dëgjohemi I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se ShBA, BE dhe NATO dhe sipas tij, pothuajse të gjithë miqtë e Kosovës, e kanë të njëjtën kërkesë për qetësimin e situatës në veri. Lidhur me kërkesat, ai shpreson që të dëgjohen nga autoritetet e Kosovës, përcjell klankosova.tv. ”Nëse mund të them një gjë, nuk kam parë kaq shumë të bashkuar në komunitetin transatlantik”. ”Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike”. ”Pra, shpresoj se do të dëgjohemi”, tha ai. Takimi Kurti-Escobar-Lajçak mund të zgjasë rreth dy orë Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se takimi mund të zgjasë rreth dy orë. Takimi vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj, transmeton klankosova.tv. Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët. _______________________________________________________________________________________ 20.45 Pas gjysmë ore vonesë, nis takimi Kurti-Escobar-Lajçak I dërguari i SHBA-së, për çështje të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë arritur në objektin e qeverisë për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ky takim vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj, transmeton klankosova.tv. Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët. 20.15 Kurti ndjek ndeshjen, takimi me Escobar e Lajçak u shtye për 30 minuta Kryeministri Albin Kurti, është parë sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri”, duke ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës. Pikërisht në kohën kur dhe ishte paraparë që ai t’i priste në takim emisarët ndërkombëtarë për dialogun, klankosova.tv, mëson se takimi është shtyrë paraprakisht për 30 minuta. Ai madje pas përfundimit të ndeshjes, u pa të ndante edhe medalje për lojtarët e fushës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kujtojmë që takimi Kurti-Escobar-Lajçak, pritej të niste në ora 20.00 megjithatë ai u shtye për të nisur nga 20.30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 6 orë më parë