Lahaj vjen me këngë shqip, godet politikanët “milionerë” NULL NULL 19.06.2020 11:59 19.06.2020 11:59 Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka publikuar një këngë të ripërpunuar në gjuhën shqipe duke plotësuar kështu kërkesën e një numri dashamirësh të tij të cilët ia kishin kërkuar një gjë të tillë. Kënga e Lahajt quhet “Kthehu rini”, dhe është realizuar bashkë me Naim Krasniqin dhe Florent Boshnjakun. Ndërkaq, kësaj kënge ai ia ka realizuar edhe një videoklip. Në mbishkrimin e tij, Lahaj po ashtu ka goditur politikën kosovare të cilën e ka cilësaur të keqe, mirëpo duke i vënë faj edhe popullit për përzgjedhjen e udhëheqësve të vet. “Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë”, shkruan Lahaj në Facebook. “Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar”. “Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!” Lahaj ka bërë thirrje që populli të bashkohet duke kërkuar që të marrë fund realiteti i “politikanëve milionerë që kanë lënë popullin në skamje”. “Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak. Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje. Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël! Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon”. Rame Lahaj – Kthehu rini – June 2020 Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t'u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë. Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar. Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik! Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak. Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje. Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël! Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon.I juaji përgjithmonë Rame S. LahajVersioni i plote ne youtube : https://www.youtube.com/watch?v=8a1TZVfGp-I Publiée par Rame Lahaj sur Vendredi 19 juin 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025