Lahaj: Kemi punuar natë e ditë, gjithçka është gati për ndeshjen e sotme NULL NULL 07.06.2025 20:40 07.06.2025 20:40 Tenori Ramë Lahaj sonte do të performojë në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila fillon nga ora 20:45. Në një postim në Facebook, Lahaj para fillimit të ndeshjes ka thënë se çdo gjë është gati për sonte. I njëjti u shpreh se kanë punuar shumë që sonte të shkojë mirë gjithçka. “Me mjeshtrin Balili, kemi punuar ditë e natë për të sjellë një material të veçantë, një dhuratë nga zemra për t’iu dhënë zemër djemve të kombëtares sonë!” “Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Me ty e për ty, mëmëdhe, në çdo kohë, në çdo cep të botës!”, ka thënë Lahaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë