Lady Gaga e puth një grua në xhirimet e “Joker” NULL NULL 28.03.2023 20:23 28.03.2023 20:23 Këngëratja e njohur Lady Gaga, e cila së fundmi e sfidoi veten edhe në aktrim, është puthur me një grua në xhirimet e filmit “Joker: Folie A Deux”, në rolin e Harley Quinn. Në një skenë të xhiruar në Bashkinë e Nju Jorkut, aktorja u ndal përpara një gruaje që mbante një gazetë me foto të personazhit të saj, Harley Quinn dhe Joker. Ajo më pas vuri duart në fytyrën e gruas dhe e puthi atë. Aktori i Joker, Phoenix, 48 vjeç, u pa gjithashtu duke u shoqëruar nga Policia e Gotham-it, si pjesë e xhirimeve. Aktori, i cili luajti në filmin “Joker” në vitin 2019 dhe fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në rol, u pa me një kostum kafe teksa hipi në një makinë policie. Xhirimet janë duke vazhduar dhe fansat mezi po presin të shohin filmin, i cili pritet ta shfaqet në kinema në tetor të vitit të ardhshëm. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS