Lacio bëhet me gjashtë shqiptarë në skuadër (FOTO) NULL NULL 15.07.2019 23:16 15.07.2019 23:16 Një tjetër talent shqiptar i është bashkuar Lacios. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares të shpresave, Anxhelo Ndrecka. Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Kievos në Serinë A, pritet të firmosë shumë shpejt me klubin kryeqytetas. Pas lajmit të bërë publik në media italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetë Ndrecka, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lacios. Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruaj me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lacios, sezonin e ri. Ndrecka di t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lacio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 13 orë më parë