Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Laçi: Një arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar

NULL NULL
19.06.2024 17:26
Laçi: Një arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar

Futbollisti Qazim Laçi u shpreh i kënaqur me rezultatin e kombëtares shqiptare e cila arriti ta nxjerrë një barazim kundër Kroacisë, me rezultat 2:2.

Laçi në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, tha se është shumë i kënaqur me angazhimin e bashkëlojtarëve në fushë.

Ai tha se kundërshtari ishte shumë i fortë.

“Besoj që është arritje shumë e veçantë për ekipin kombëtar të marrë një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë çunat që e kanë dhënë maksimumin brenda në fushë”, tha ai për Klan Kosova.

Autori i golit të epërsisë kundër Kroacisë u shpreh se barazimi i sotëm do ta shtojë besimin për lojën e ardhshme kundër Spanjës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.