Labi: Pirolla i qoftë bablokut, erifi Albin Kurti, ua vendosi targat me RKS serbëve NULL NULL 20.09.2021 14:55 20.09.2021 14:55 Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton Klankosova.tv. Siç shkruan Tahiri, kjo nuk është fushatë dhe se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë ‘veç kush rren’. Lexoni më poshtë postimin e plotë të Labit: Mirëdita shqiptarë! PIROLLA I QOFTË BABLOKUT! ERIFI – ALBIN KURTI, Ua vendosi targat me RKS, Zoranit e Draganit PO I SHOH DO QË PO THONË PËR RECIPROCITETIN-kinse qeveria po bën fushatë, Nuk është fushatë, se këtë vendim secila qeveri ka tentuar ta realizojë, veq kush rren! Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS! Qysh me i than fushatë kësaj pune?! Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…! “Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë” Kryeministër, vendim tepër me vend. Pirolla të qoftë Bablok Kur ka të bëjê diqka me Kosovën, unë ngjyrat i shoh qysh janë, e jo të kunderta vetem pse nuk jam ndoshta i së njejtës parti sot apo nesër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Është në gjendje të rëndë...” | Padia e Naser Pajazitajt për 1 milion euro kompensim ende pa epilog, flet avokati 60 minuta më parë
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 2 orë më parë