Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Labi përkujton takimin me Madeleine Albright

NULL NULL
02.01.2016 15:00

Labinot Tahiri aktualisht është njëri ndër këngëtarët më të përfolur në vend.

Humanizmi i tij i madh ka bërë që mediat shqiptare të shkruajnë pothuajse çdo ditë për të.

Ai është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, e poashtu edhe kjo gjë bën që çdo shkrim i tij të bëhet lajm.

Kësaj rradhe ishte një përkujtim i takimit me Madeleine Albright, njofton Klan Kosova.

Labi nëpërmjet shkrimit në Facebook tha se ishte me fat që e takoi atë.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të këngëtarit:

“Dita kur e takova Nënën, që i kthej sërish mbi 500 mijë nëna shqiptare në trojet e veta!

Ato ditë takimi ishin shumë emocionuese! 
Kur unë u ktheva në shtëpi, më bëri pyetjen nëna ime, si u bë që u takove me të Djali im? I thash moj nênë, po ti ishe mirnjohese që Nana Medeline Albrighte të ktheu ne shtëpien tënde si shumë të tjera e nuk të la që të tērhieqeshe me dhunë nga ajo Sofer e shtrejtë e Kosoves! Dhe nga deshira që doje ti të jepësh mirënjohje për atë Zonjë të madhe, më erdhi Fati ta falenderoja dhe ta takoja për ty shpirti im o nëne e shtrejtë.. 
Se po mos tê ishte nëna Albrighte dhe Baba Clinton, normalisht pa ata që flijuan për atdhe ne sot ishim të ndarë moj nënë! 
Ti në atë koder e unë në këtë kodêr.

Kur unë bera fotografi me të dhe e takova filluan fjalët hajt more se asgjë nuk ke berë, je dal me një Plak që e ka shkel koha!! E sa injoruese!!!

Harruan disa që ajo ishte nënë e LIRISË sonë të Kosovës.

Isha me fat që e takova! 
Fal profesorit të nderuar Faton Bislimit!

Labinot Tahiri Ferizaj.”

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.