Labi: Këmba ime nuk shkel jashtë Kosovës pa u bërë liberalizimi i vizave NULL NULL 23.07.2019 18:49 23.07.2019 18:49 Deputeti Labinot Tahiri, nepërmjet Facebook-ut ka treguar se vazhdon të solidarizohet me qytetarët e Kosovës deri sa të ndodh liberalizimi i vizave. Labi me këtë rast ka shtuar se dorëzimin e pasaportës e ka bërë me zemër, sepse nuk mundet që ai të shetis e të tjerët të jenë të izoluar. “Dikush mund të bëjë shaka, por unë u izolova me bashkqytetarët e mi kur dorezova pasaporttat e mia me viza! Këtë e kam ba me zemër e me shumë përgjegjesi të madhe se nuk e lejon zemra që unë te shetis e ju te rrini të mbyllur.” Tutje ai theksoi se tashmë janë bërë tetë muaj prej se nuk është larguar fare nga vendi. Por u zotua se këmba e tij nuk shkel jashtë Kosovës pa u bërë liberalizimi i vizave. “Tani u bënë 8 muaj që kēmba jonë nuk shkel në Evropë apo nē Amerikë dhe nuk do të shkelë derisa të dalë një qytetarë pa viza.” Tahiri ndër të tjera tha se nuk e di kur do të bëhet liberalizimi i vizave. “Se kur do ndodh ajo nje Zot e di! Por ne vazhdojmë ta duam Kosovën e Shqipërise më shumë se çdo shtet tjetêr!” Labinot Tahiri në shenjë proteste për vizat nesër dorëzon pasaportën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.