Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LA…mtumirë, Lakers! Kampionët eliminohen në rundin e parë (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2021 07:37

Los Angeles Lakers janë eliminuar nga Phoenix Suns në rundin e parë të playoff-it në edicionin e sivjetmë të NBA-së.

Kampionët në fuqi u ballafaquan sërish me lëndimin e Anthony Davis-it i cili nuk zgjati as pesë minuta në parket në ndeshjen e gjashtë, ku u kthye për t’i ndihmuar klubit për ta bërë përmbysjen.

Sidoqoftë, kjo ishte një tjetër natë e çmendur për Devin Booker të Suns i cili realizoi 47 pikë e 11 kërcime.

Në anën tjetër, LeBron James i vetmuar realizoi 29 pikë, por që  në fund nuk çuan peshë në rezultatin përfundimtar 100-113 për Suns, dhe 4:2 në seri.

Suns në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore të NBA-së do të ketë punë me Denver Nuggets që mundi në seri po ashtu 4:2 Portland Trail Blazers-in e Damian Lillardit.

lajme të ngjashme