Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

La Liga shpërndan golat më të bukur të Muriqit në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit

NULL NULL
04.04.2026 08:35

Faqja zyrtare e futbollit spanjoll, La Liga, ka shpërndarë një video ku përmbledhin golat më të bukur të yllit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para ndeshjes Mallorca – Real Madrid e cila do të zhvillohet në ora 16:15, ndeshje kjo e xhiros së 30 në futbollin spanjoll.

Muriqi është duke lënë gjurmë të madhe në Spanjë, ndërsa tifozat e Mallorcas kanë një simpati të veçantë për të, transmeton KlanKosova.tv.

“Pirati” rikthehet në Mallorca pas një pushimi të shkurtë nga klubi, ku ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e play offit për Kupën e Botës, por për fat të keq nuk arritën kualifikimin, ku u eliminuan nga Turqia me rezultat 0-1, në stadiumin Fail Vokrri në Prishtinë.

Ylli kosovar, sezonin e fundit me fanellën e skuadrës spanjolle është paraqitur në 2 ndeshje, ndërsa ka shënuar 18 gola dhe ka krijuar 1 asistim.

lajme të ngjashme