Kylie Jenner takohet çdo javë me Timothee Chalamet, dëshirojnë të njoftohen ngadalë NULL NULL 20.04.2023 00:21 20.04.2023 00:21 Ylli televiziv, Kylie Jenner, dhe aktori Timothee Chalamet janë takuar rregullisht me njëri-tjetrin. Një burim i afërt me Jenner ka thënë për People se dyshja në fjalë shoqërohen çdo javë me njëri-tjetrin, por nuk kanë diçka serioze deri më tani. “Ajo po njoftohet me të, Kylie po argëtohet. Pas ndarjes me Travis Scott, ajo thjesht dëshiron të takohet me dikë pa asnjë presion”, ka thënë ky burim. Burimi thotë se Jenner dhe Chalamet janë takuar në fillim të këtij viti në një ngjarje në Evropë. “Ata kanë shumë për të biseduar”, thotë burimi i Jenner, duke shtuar se aktori “është argëtues dhe simpatik”. Në fillim të janarit u publikua lajmi se Jenner ishte ndarë nga ish i dashuri i saj, me të cilin ka një vajzë Stormi dhe djalin Aire, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkombëtar I fejuari i akuzohet për tradhti, Becky G: Gjërat ndonjëherë nuk shkojnë si i planifikoni 16/04/2023
Prive Sabri Fejzullahu e paralajmëron një koncert të madh në stadiumin të Prishtinës (VIDEO) 16/04/2023