Kylian Mbappe i inatosur me Oliver Giroud NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Kylian Mbappe thuhet se ishte aq i frustruar me shokun e ekipit të Francës, Olivier Giroud, saqë pothuajse mbajti një konferencë për shtyp për të shfryrë zemërimin e tij. Lojtarët e Francës nuk ishin të impresionuar me shërbimet e Giroud, veçanërisht nga partneri Mbappe, pasi nuk i shërbeu atij pasim në një numër rastesh, raporton the Mirror, transmeton Klankosova.tv. Duke folur pas ndeshjes, ylli i Chelseas se ndonjëherë vrapojmë dhe topi nuk arrin, ndoshta ne mund ta kishim gjetur njëri tjetrin më mirë. Sipas L’Equipe, komentet e Giroud zemëruan Mbappen, i cili ishte i gatshëm të lëshonte një përgjigje publike për të sqaruar gjërat, transmeton Klankosova.tv. Bosi i Francës, Didier Deschamps, bëri më të mirën për të qetësuar gjërat, duke marrë me sa duket anën e yllit Mbappe. “Sulmuesi thotë: Unë po bëj vrapime, por është faji në mesfushë . Mesfushorët do të thonë se është faji tek sulmuesit. Ndonjëherë, pasimi nuk është i afërt, ndonjëherë është poshtë lëvizjes. Por kjo nuk është një stigmatizim i Kylian ose i cilitdo”, tha Deschamps. Një situatë e tillë nuk ishte në planet e Deschamps, i cili shkon në një turne të madh, me skuadrën e tij si favorit për të fituar trofeun.
Kosova Babai i ish-presidentit Thaçi, viziton familjen e ish-kryeparlamentarit Veseli (FOTO) 6 minuta më parë
Kosova Ramush Haradinaj për DokuFest-in: E ka renditur Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha 9 minuta më parë
Kosova Kurti takoi disa të rinj nga mërgata, diskutuan për projektet e mundshme në të ardhmen 15 minuta më parë