Ky mirëmbajtës shkolle u bë sensacion në internet (VIDEO) NULL NULL 10.02.2021 13:03 10.02.2021 13:03 Një mirëmbajtës është bërë sensacion në internet pasi u kap nga kamera duke bërë një gjuajtje të pabesueshme basketbolli, teksa pastronte fushën sportive të shkollës. Joe Orians, i cili është mirëmbajtës në Shkollën e Mesme Liberty-Benton në Findlay të Ohajos, u filmua nga kamera duke e gjuajtur topin nga prapa, dhe duke shënuar në kosh. Ky klip është shoqëruar me një valë mbështetjesh pasi u ngarkua në Twitter nga drejtori i shkollës, Kyle Leatherman, së bashku me mbishkrimin ‘Mirëmbajtësi ynë është më i mirë se i juaji”.