Ky është personi që vdiq në Burgun e Sigurisë së Lartë NULL NULL 01.02.2026 13:44 01.02.2026 13:44 Ilustrim Të shtunën rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, një person është gjetur në dhomën e tij me puls të dobësuar. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Viktima është Egzon Gashi, i dënuar për dhunim, i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë që nga viti 2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 1 mars 2048. “Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e ShKK-së. Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ishte i dënuar për dhunim