Ky është personi që u keqtrajtua nga policia gjatë arrestimit në Klinë (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 14:50 30.06.2025 14:50 Një person u keqtrajtua nga policia gjatë arrestimit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën më 28 qershor, në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet nga Inspektorati Policor i Kosovës, që ka kërkuar suspendimin e tre zyrtarëve policorë. Klan Kosova merr vesh se viktima që u rrah është D.Krasniqi, i lindur në vitin 1979-të. Ndërkaq zyrtarët policorë janë: N.G, Sh.S dhe E.E, njofton Klankosova.tv. Klan Kosova ka siguruar edhe pamjet nga momenti i rrahjes së qytetarit në Klinë. Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) 25 minuta më parë