Ky është orari i ri i mësimit online për javën e ardhshme NULL NULL 04.04.2020 16:13 04.04.2020 16:13 Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor më 12 mars si pasojë e pandemisë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë). “MAShTI ka kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”. “MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren”. “Falënderim i veçantë edhe për mbështetësit e pakursyer sikurse: OJQ TOKA, AShI, Kallxo, RTK, LinkPlus, GIZ, Banka Botërore dhe shumë vullnetarë të tjerë”, thuhet në njoftimin e MASHTI. Bashkengjitur e gjeni edhe Orarin Javor te Transmetimit ne RTK 4 per klasat 1-9: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025