18:49, 29 Mars 2020

Gjatë këtyre pesë ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore. Kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.

Të hënën, vendi ynë do të vazhdoj me kushte të ngjashme meteorologjike, sikur ditët paraprake. Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit. Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë,  vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë