Ky është moti për këtë javë NULL NULL 30.05.2016 08:40 30.05.2016 08:40 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se që nga sot deri të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe kalim vranësirash të lehta. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-5m/s” bën të ditur IHMK. Sipas këtij instituti nga e enjtja e në disa vende edhe të mërkuren, Kosova do të ndikohet nga vranësirat e dendura të cilat vijnë nga ana jugperëndimore e kontinentit. “Vranësirat do të jenë të paqëndrueshme dhe vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, të cilat me perioda do të vazhdojnë edhe ditën e premte. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta, nga 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.”njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë