Ky është momenti kur gjatë seancës në Shqipëri ndërpritet energjia elektrike (VIDEO) NULL NULL 13.02.2023 18:36 13.02.2023 18:36 Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, nisi me disa incidente. Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike në sallë u ndërpre, përcjell klankosova.tv. Ndërkohë që jashtë saj mbahej, paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me sigurimin, pasi nuk lejoheshin të futen në sallën e kuvendit. Salla e kuvendit u zhyt në errësirë dhe deputetët ndezën menjëherë celularët për të ndriçuar vendet ku ishin ulur. Në pamje dëgjohen deputetët e opozitës kur flasin në drejtim të mazhorancës duke thënë: Kujdes eurot, mos jua vjedhin!