Ky është kosovari i kërkuar për grabitje që u ekstradua sot nga Britania NULL NULL 05.02.2026 20:45 05.02.2026 20:45 Rinor Korqa është i riu që u ekstradua nga Britania e Madhe për në Kosovë këtë të enjte. Ai është arrestuar nga autoritetet britanike pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “grabitja”, e cila kishte ndodhur në rajonin e Prishtinës më 22 dhjetor 2017, transmeton Klankosova.tv. “I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thonë nga policia e Kosovës. Megjithatë, i njëjti ishte dënuar më pesë vjet e gjashtë muaj burgim në janar 2024, për moskallëzim të në një rasti të dhunimit të një gruaje në lagjen Havering të Londrës. Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. Ekstradohet nga Britania e Madhe, kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht